Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Malishevë njofton se më 5 tetor 2025, rreth orës 00:40, është raportuar për zhdukjen e personit Halim Ramadan Sopaj, i lindur më 11.11.1965, banues në Janqishtë - Malishevë.
Sipas familjarëve, personi i zhdukur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në momentin e largimit, ai ishte i veshur me rrobe sportive të zeza, bluzë të zezë, atlete të kaltra.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK, Drejtoria e Emergjencave e Kuvendit Komunal në Malishevë se bashku me Zjarrfikës, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, por deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.
Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave. Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Halim Ramadan Sopaj (personi në fotografi), luten të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 pa pagesë ose në stacionin më të afërt policor.