Brazili luajti sot një takim miqësor përballë Koresë së Jugut. Sfida u mbyll me fitoren 0:5 në favor të të besuarve që Ançeloti hodhi në fushë.
Rodrigo ishte ylli i sfidës në ransfertën e Koresë së Jugut.
Ylli i Realit shënoi dy gola, po aq sa Estevao. Vinicius ndërkohë vulosi fatin e takimit.
Goli i parë i Rodrigos erdhi në minutën e 41-të. Sulmuesi i Realit e festoi me shqiponjë golin e shënuar. Më pas u plotësua dopieta personale, ndërsa po luhej fraksioni i dytë.