Kuqezinjtë shoqërohen në hotelin serb me makina të blinduara

- Bota Sot

Kuqezinjtë shoqërohen në hotelin serb me makina të blinduara

Pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore pak para duelit final me Serbinë, kuqezinjtë janë shoqëruar për në hotelin në Nish.

Sipas “TCH”, kombëtarja shqiptare është shoqëruar nën masa të forta sigurie.

Bëhet me dije se përveç forcave policore, janë bashkuar dhe forcat elitë me makina të blinduara, në mënyrë që të shmangin incidente të pakëndshme.

Shqipëria do të përballet nesër me Serbinë në Leskovc në një nga ndeshjet më të rëndësishme, kjo pasi ndeshja është finale për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot