Media sllovene befason për rezultatin ndaj Kosovës

- Bota Sot

Media sllovene befason për rezultatin ndaj Kosovës

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Sllovenisë përfundoi ashtu si filloi me rezultat 0:0, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Sllovenët pavarësisht iniciativës dolën me vetëm një pikë nga Kosova”, është titulli i mediumit slloven “Sport.slo”.

“Sllovenët udhëtuan për në Prishtinë me një qëllim të qartë - të rrisnin numrin e pikëve të tyre, pasi kishin një barazim me Suedinë dhe një humbje me Zvicrën.

Edhe pse donin të merrnin fitoren dhe ishin edhe më afër saj në pjesën e dytë, ndeshja përfundoi pa gola, kështu që të dyja ekipet regjistruan secila nga një pikë.

Sllovenia, e cila më parë e kishte mundur Kosovën dy herë në ndeshje të ndërsjella, tani është me dy pikë, dhe Kosova me katër në Grupin B”, shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot