Katër shqiptarë me Maqedoninë e Veriut shkaktojnë senzacion ndaj Belgjikës në Gent

- Bota Sot

Katër shqiptarë me Maqedoninë e Veriut shkaktojnë senzacion ndaj Belgjikës në Gent

Maqedonia e Veriut sonte ka shkaktuar senzacion duke luajtur baras (0:0) ndaj Belgjikës në Gent. Pikë e madhe e cila konsiderohet si historike për Maqedoninë e Veriut që u paraqitën me katër shqiptarë. 

Kështu që ruajtën vendin e parë në grup pas gjashtë ndeshjesh në kualifikimet për  Kampionatin Botëror.

Belgjika gjuajti pothuajse tridhjetë herë, por kot, kur asnjëherë nuk e goditi portën e të pamposhturit, portierit Stole Dimitrievskit.

Shqiptarët, kapiten Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliiu, u paraqitën nga minuta e parë e Isnik Alimi nga minuta e 74-të.

Belgjika e portierit Courtois, futbollistëve Vanaken, De Bruyne, Salemakers, Trossard, Doku etj., sonte u befasua.

Maqedonia kryeson me 12 pikë në Grupin J, pasojnë Belgjika me 1, Uellsi 10, Kazakistani 6 e Lihteshtajni 0 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot