Presidenti francez Emmanuel Macron riemëron Sébastien Lecornu në Matignon në postin e Kryeministrit. Presidenti e ngarkoi Lecornu me formimin e një kabineti të ri, tha zyra e Macron në një deklaratë.
Emërimi i një kryeministri pritej "në orët në vijim", sipas pjesëmarrësve në takimin me Emmanuel Macron të premten pasdite. Socialistët kishin deklaruar se nuk do të jepnin "asnjë garanci për moscensurën".
“Presidenti i Republikës ka emëruar z. Sébastien Lecornu si Kryeministër dhe e ka ngarkuar atë me formimin e një qeverie ”, tha Pallati Elize pa dhënë detaje të mëtejshme, pas negociatave të gjata.
Presidenti “i jep liri të plotë kryeministrit ”, thuhet më tej.
Sébastien Lecornu, i cili ishte emëruar për herë të parë në fillim të shtatorit, dha dorëheqjen papritur të hënën pasi vendosi se kushtet nuk ishin më të përshtatshme për rolin e tij në Matignon.
Ky njoftim vjen pas një jave negociatash intensive të udhëhequra nga Sébastien Lecornu me forcat e ndryshme politike në një përpjekje për të gjetur një kompromis mbi një qeveri të aftë për të miratuar një buxhet brenda afatit të caktuar kohor.