Granit Xhaka befason: Breel Embolo më tha të gjuaj

- Bota Sot

Granit Xhaka befason: Breel Embolo më tha të gjuaj

Kapiteni Granit Xhaka me kombëtaren e Zvicrës sonte dolën me pikë të plota nga konaku i Suedisë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në kuadër të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Pas xhiros së tretë Zvicra kryeson me 9 pikë, pasojnë Kosova me 4, Slloven ia 2, Suedia me 1 pikë.

Granit Xhaka shënoi nga penalltia në minutën e 65-të.

Xhaka tregon pse e ka marrë përgjegjësinë e penalltisë.

“Me një paraqitje si kjo në udhëtim ndaj Suedisë mund t’ia hiqni kapelën ekipit.

Zakonisht preferoj që sulmuesi të gjuajë penalltinë që të rrisë vetëbesimin.

Por Breel Embolo më tha të gjuaj.

E kam shfrytëzuar përvojën time si përparësi”, ka thënë Xhaka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot