Gjakovaret pësojnë humbje të thellë nga Fer Volley

- Bota Sot

Gjakovaret pësojnë humbje të thellë nga Fer Volley

Fer Volley nga Ferizaj ka vazhduar formën mbresëlënëse në këtë fillimsezoni, duke shënuar fitoren e tretë radhazi në garat zyrtare në Superligën e Kosovës në volejboll.

Vëllaznimi i Gjakovës si vendas pësoi humbje të thellë me rezultat 0:3 (16:25, 15:25, 20:25) nga Fer Volley.

Ndeshja u zhvillua në palestrën e fshatit Gremë të Ferizajt, për shkak të rezervimit të palestrës në Gjakovë për zgjedhjet lokale.

Ferizajaset dominuan nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar lojën në të gjitha fazat dhe pa lejuar surpriza nga skuadra gjakovare.

Vëllaznimi, në anën tjetër, mbetet ende në kërkim të fitores së parë në këtë edicion të Raiffeisen Superligës A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot