Selektori i Kosovës, Franco Foda, flet për barazimin ndaj Sllovenisë dhe sqaron pse Zhegrova nuk luajti nga fillimi
Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0:0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Pas përfundimit të ndeshjes në konferencë për shtyp doli përzgjedhësi Franco Foda, i cili foli për ndeshjen si dhe për situatën e Edon Zhegrovës.
"Edoni është top lojtar, por nuk duhet të harrojmë që ai që nga janari nuk ka luajtur.
Edoni ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe duhet ta trajtojmë me kujdes”, tha Foda.