Selektori i Sllovenisë, Matjazh Kek, thotë se patën raste të mirë për të marrë tre pikë në Prishtinë në përballje me Kosovën.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë mbyllet baras (0:0) në kuadër të xhiros së tretë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Në pjesën e dytë, mendoj se humbëm dy pikë.
Për sa i përket kësaj, nuk mund të jemi të kënaqur.
Mund të pendohemi për rastet e humbura, por të hënën kemi një ndeshje të re.
Kjo pikë nuk mund të na kënaqë për atë të cilën punuam, pavarësisht gjithë përpjekjeve të bëra nga lojtarët.
E patëm kundërshtarin nën kontroll si asnjë tjetër për një kohë të gjatë, por na mungoi pak më shumë përqendrimi”, tha mes të tjera Kek.