Ja sa mijëra forca policie janë angazhuar për të mbajtur rendin në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri

- Bota Sot

Ja sa mijëra forca policie janë angazhuar për të mbajtur rendin në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri

Në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri, janë shtuar masat për sigurinë e kombëtares shqiptare. 

Sa i përket organizimit të ndeshjes, janë angazhuar rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit, ku ndodhet hoteli dhe do të zhvillohet ndeshja.

Edhe pse janë të lejuar rreth 6000 tifozë, “TCh” raporton se numri nuk do të kalojë mbi 4 mijë tifozë, për të garantuar sigurinë dhe kontrollin maksimal. 

Për momentin, autoritetet presin konfirmimin e presidentit Vuçiç, i cili mund të jetë i pranishëm, por deri tani ka konfirmuar Ivica Daçiç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot