E habitshme çfarë po ngjan në Leskovc para ndeshjes Serbi – Shqipëri

- Bota Sot

E habitshme çfarë po ngjan në Leskovc para ndeshjes Serbi – Shqipëri

Kombëtarja shqiptare e shoqëruar nga forca të shumta policore dhe gardiste në Serbi

Masat e sigurisë për Kombëtaren shqiptare sa vijnë e shtohet për ndeshjen Serbi – Shqipëri. Kjo në mënyrë për të ruajtur rendin dhe organizimin e ndeshjes siç duhet.

Sipas gazetarit Endi Tufa bëhet me dije se asnjë makinë apo taksi nuk lejohet të hyrë apo dalë nga hoteli, ku janë akomoduar futbollistët e Kombëtares shqiptare.

“Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel.

Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit”, ka deklaruar gazetari.

Gjithashtu bëhet me dije se FSHF-ja dhe stafi i kuqezinjve kanë udhëtuar drejt Leskovcit, aty ku do të bëjnë një mbledhje me zyrtarët e UEFA-s dhe të Federatës Serbe sa i takon ndeshjes dhe ngjyrave të fanellës me të cilën do të luajnë.

Ndërkohë sa i takon organizimit të sfidës, do të jenë rreth 5000 forca policie të ardhura edhe nga Beogradi. Synimi dhe qëllimi i tyre do të jetë të mbajnë rendin në zonën e Nishit dhe rresht Leksovcit, ku ndodhet hoteli dhe ku zhvillohet ndeshja.

Nga ana tjetër mësohet se 3500-4000 tifozë serbë pritet të jenë në stadium, teksa të gjithëve do tu kërkohet pasaporta për të hyrë dhe për të parë ndeshjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot