Maqedonia e Veriut u ndal në barazim pa gola kundër Belgjikës, duke arkëtuar një pikë të rëndësishme, me të cilin mban vendin e parë në renditje, para dy ndeshjeve të fundit të raundit kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Trajneri Blagoja Milevski është i kënaqur me pikën e fituar, por thotë se dështuam në organizimin e lojës, megjithëse edhe forca e Belgjikës ndikoi në këtë.
“Mund të jem i kënaqur me lojën mbrojtëse, por jo me organizimin e lojës.
Ne morëm maksimumin nga kjo ndeshje, megjithëse plani ishte të kishim më shumë posedim të topit, të luanim edhe përpara.
Sigurisht, edhe kundërshtari ndikoi në lojën tonë. Belgët kanë lojtarë të shkëlqyer në mesfushë.
Gjëja më e rëndësishme është se sonte patëm atë “faktorin X”. Le të rezistojmë deri në fund dhe kur të mbrohemi, të tregojmë karrakter. Jemi të lumtur, qëndruam në vendin e parë dhe tani duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme kundër Kazakistanit.
Shpresoj se nuk është asgjë serioze me Visar Musliun, por do ta dimë brenda 24 orësh kur mund të skanohet dëmtimi”, tha trajneri Blagoja Milevski në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Gent.