Enis Bardhi: Këtë sukses të madh ia dedikojë Aja-s

- Bota Sot

Enis Bardhi: Këtë sukses të madh ia dedikojë Aja-s

Maqedonia, pas barazimit të dytë kundër Belgjikës, kapiteni i Maqedonisë, Enis Bardhi, potencoi se është një pikë e madhe kundër një ekipi të fortë.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë, mendoj se një nga më të vështirat deri më tani.

Mendoj se ishim pozicionuar shkëlqyeshëm në aspektin e luftimit dhe me zemër, me përgjegjësi në mbrojtje.

Urime Stole për mbrojtjen, treguam se kjo ndeshje do të thoshte shumë për ne. Le të vazhdojmë kështu, fituam një pikë të rëndësishme dhe jemi të parët në grup. Çdo ndeshje është e rëndësishme, dhe për momentin kemi edhe presion pozitiv. Luajmë në shtëpi me Kazakistanin të hënën, dhe para tifozëve tanë gjithmonë synojmë tre pikë me mbështetjen e tifozëve,” tha në fillim Bardhi.

Natyrisht se dedikimi i kësaj fitorejeje të madhe është për vajzën e posalindur, Aja Bardhi.

“U bëra baba për herë të parë, lindi Aja e vogël dhe ia dedikoj këtë rezultat familjes sime.

Megjithatë, të gjithë ne në këtë ekip kombëtar meritojmë urime sepse vrapuam dhe luftuam shumë.

Ndonjëherë futbolli sjell padrejtësi. Stole na shpëtoi shumë herë, së bashku me mbrojtjen, dhe të gjithë ishin në nivel. Dimitrievski meriton të mbrohet edhe në Valencia”, tha Bardhi.

Kombëtarja do të kalojë natën në Gent dhe do të kthehet në Maqedoni  të shtunën. Nuk ka kohë për pushim, mendimet menjëherë shkojnë te Kazakistani, më të cilin do të luajë në Shkup, të hënën në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot