Bruno Fernandes ka mohuar zërat për një transferim në Arabinë Saudite.
Kapiteni i Manchester Unitedit u përfol shumë gjatë verës se mund të ndryshojë adresë, por ai ka hedhur poshtë këto spekulime.
“Jam i lumtur këtu. Përndryshe, nuk do të kisha qëndruar… Më pëlqen ta shijoj momentin”, ka thënë Bruno Fernandes.
“Kalimi në Arabinë Saudite? Është një skenar i pamundur për t’u imagjinuar, sepse nuk është diçka që është diskutuar më me mua.”