Raphinha humb edhe ndeshjen ndaj Gironas

- Bota Sot

Raphinha humb edhe ndeshjen ndaj Gironas

Futbollisti i Barcelonës ende nuk do të rikthehet në fushën e lojës.

Braziliani i cili pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Real Oviedos më 25 shtator, ka humbur tre ndeshje deri më tani.

Por sipas asaj që raporton ”Mundo Deportivo”, Raphinha nuk e ka kaluar ende lëndimin dhe do të humbas edhe ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Gironas në fundjavë.

28-vjeçari e ka nisur mirë edhe këtë sezon, ku shënoi 3 gola e bëri dy asistime në gjashtë ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot