Maqedoni - Kazakistan, gjyqtar spanjollë ndajnë drejtësinë

- Bota Sot

Maqedoni - Kazakistan, gjyqtar spanjollë ndajnë drejtësinë

UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Spanja për sfidën e së hënës në Shkup, ku Maqedonia do të kërkojë fitore në ndeshjen e fundit në Shkup, njofton Telegrafi.

Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi në kuadër të këtij cikli kualifikues për Kampionatin Botëror, dhe ajo do të jetë përballë Kazakistanit, të hënën në Shkup.

Pas kësaj sfide, përfaqësuesen e pret edhe një duel i fundit si mysafire, kundër Uellsit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) tashmë ka caktuar edhe zyrtarët e ndeshjes.

Duelin në kryeqytet do ta gjykojë një ekip plotësisht spanjoll, i udhëhequr nga gjyqtarë me përvojë Huan Martinez Munuera. Edhe pse është vetëm 43 vjeç, Munuera ka një karrierë të pasur dhe ka ndarë drejtësinë në ndeshje të mëdha, përfshirë edhe “El Clasico”-n mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Në këtë përballje, atij do t’i asistojnë Barbero dhe Granado në vijat anësore, ndërsa Ruiz do të jetë gjyqtar i katërt. Në dhomën e VAR-it do të jenë Fernandez dhe Villanueva, gjithashtu nga Spanja..



Lexoni të gjitha në Bota Sot