Dumfris: Me Romën do të jetë e vështirë

- Bota Sot

Dumfris: Me Romën do të jetë e vështirë

Mbrojtësi holandez i Interit, Denzel Dumfris, ka folur për sfidën ndaj Romës, duke theksuar rëndësinë e fitores pas pauzës ndërkombëtare.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne duhet të fitojmë”, deklaroi ai, duke kërkuar reagim nga skuadra pas ndeshjes me Kremonesen.

Dumfris pranoi se ishte i irrituar kur u zëvendësua, por shtoi se kjo tregon vetëm dëshirën për të dhënë më shumë.

“Çdo lojtar do të jetë në fushë për të ndihmuar skuadrën”, u shpreh ai.

Sa i përket skemës së lojës, holandezi tha se ndihet komod si në mbrojtje me katër ashtu edhe me pesë, por preferon të jetë më afër zonës për të ndihmuar në fazën ofensive.

Në fund, mesazhi i tij ishte i qartë: “Inter është për të fituar gjithmonë. Nuk mendojmë për vendin e dytë vetëm për fitoren.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot