Ndeshja vendoset në fushë dhe jo sipas parashikimeve të ndryshme qoftë nga kompanitë e basteve qoftë nga ChatGPT.
Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet sonte në orën 20.45 në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Serbët morën një përgjigje zhgënjyese nga ChatGPT.
“Ne kërkuam nga ChatGPT rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi - Shqipëri, i gjithë kombi do të zhgënjehet nga parashikimi”, është titulli i mediumit serb “Telegraf”.
“Ne i kërkuam ChatGPT të parashikonte rezultatin e saktë të kësaj ndeshjeje dhe nuk mund të jemi shumë të lumtur.
Serbia - Shqipëria 1:1.
‘Duke pasur parasysh formën aktuale dhe situatën në grup, ndeshja pritet të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për të dyja ekipet.
Edhe pse është e vështirë të parashikohet me saktësi rezultati, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, është e mundur që ndeshja të përfundojë në barazim’ - na tha ChatGPT”, transmeton media serbe.