Kjo banderolë në Kosovë bën bujë në Kroaci

- Bota Sot

Kjo banderolë në Kosovë bën bujë në Kroaci

Kosova dhe Sllovenia i ndanë pikët (0:0) në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Para fillimit të ndeshjes, u shfaq koreografia me mbishkrimin

"Së bashku, të pathyeshëm". Mesazhi nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ iu drejtua lojtarëve dhe publikut të gjerë dhe thekson qëndrimin e tifozëve të ekipit kombëtar të Kosovës.

Në një kohë kur ekipi po kalon një periudhë të vështirë, tifozët theksuan rëndësinë e unitetit, këmbënguljes dhe përpjekjes së përbashkët. Mesazhi nuk u përqendrua vetëm në mbështetjen e ekipit në fushë.

Ai u paraqit gjithashtu si një shenjë e rezistencës së komunitetit, dhe një mesazh i dytë pasoi në fillim të ndeshjes.

Në një tjetër banderolë, tifozët e Kosovës shkruan "90 minuta futboll? I mbijetuam luftës"”, shkruan mes të tjera media kroate “Index”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot