Sonte super sfida, jo më shumë se 4 mijë tifozë në Leskovc

- Bota Sot

Sonte super sfida, jo më shumë se 4 mijë tifozë në Leskovc

Për ndeshjen e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë pritet një prani e kufizuar tifozësh, për shkak të masave të sigurisë të vendosura nga autoritetet serbe.

“Sot do të jenë rreth 3,500 tifozë serbë, jo më shumë se 4 mijë.

Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë maksimale gjatë ndeshjes.

Serbia ishte dënuar për të mbyllur 20 përqind të stadiumit, por autoritetet kanë zgjedhur ta redukojnë edhe më shumë numrin e spektatorëve”, tha gazetari Sulçe.

Gazetari shtoi se kushtet e fushës nuk janë të mira, për shkak të reshjeve të fundit, çka mund të krijojë vështirësi gjatë pjesës së dytë të lojës. Sfida Serbi–Shqipëri do të luhet nën masa të rrepta sigurie, me forca speciale të vendosura në dhe jashtë stadiumit, për të shmangur çdo incident gjatë kësaj përballjeje të tensionuar në Leskovc.



Lexoni të gjitha në Bota Sot