Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Suedisë, ndeshje kjo që do të luhet të hënën mbrëma në Getborg.
Suedia dhe Kosova do të përballen në kuadër të xhiros së katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sipas FFK-së, në stërvitjen e sotëm pjesa e futbollistëve që luajtën ndaj Sllovenisë kanë kryer rigjenerim në hotel, ndërsa të tjerët kanë zhvilluar seancë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
“Nga grumbullimi janë liruar Fidan Aliti, për shkak të pezullimit me kartonë, si dhe Lumbardh Dellova, i cili nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes me Suedinë dhe më pas udhëtojnë drejt Goteborgut.