Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suedisë në Solna, por vëmendjen më të madhe pas ndeshjes e mori momenti i penalltisë vendimtare, të cilën e ekzekutoi kapiteni Granit Xhaka.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, i cili konfirmoi se gjithçka ishte e planifikuar:
“Mu bë qejfi që Xhaka mori përsipër penalltinë, pasi e kisha caktuar atë si goditësin e parë që para ndeshjes.
Ky ishte plani ynë dhe gjithçka shkoi siç duhej. Gëzohem që mori këtë përgjegjësi, sepse është një nga lojtarët më me përvojë në ekipin tonë,” u shpreh Yakin.