Liria e Prizrenit ka barazuar me rezultat 2:2 në derbi ndaj rivalit të vjetër, Trepçës nga Mitrovica, në kuadër të javës së 11-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll.
Liria avancoi me rezultat 2:0, por mysafirët barazuan në fund përmes penalltisë.
Dinamo e Ferizajt ka arritur tre pikë të mëdha si vendas, duke e mundur me rezultat 2:1 Vëllaznimin.
Vushtrria e mposhti me rezultat 1:0 liderin Feronikelin 74.
Trepça ’89 shkatërron Kikën në Hogosht me rezultat 4:0.
Rezultatet
Kika - Trepça ’89 0:4
Liria – Trepça 2:2
Dinamo - Vëllaznimi 2:1
Rilindja 1974 – Ramiz Sadiku 1:1
Suhareka – Besa 1:0
Vjosa – Istogu 1:1
Tefik Çanka – Prizreni 2:0
KEK-u - 2-Korriku 0:0
Vushtrria - Feronikeli 74 1:0
Tabela: Feronikeli 74 kryeson me 23 pikë, pasojën Tefik Çanka 23, Vushtrria 22, Vëllaznimi 21, Trepça 89 20, Dinamo 19, Ramiz Sadiku 18, Liria 17, Suhareka 17, Trepça 16, Kika 12, Istogu 12, Rilindja 1976 11, Prizreni 10, Besa 7, KEK-u 7, Vjosa 6 dhe 2 Korriku 5 pikë.