Skuadra e Bledi Shkëmbit triumfon sërish në Korçë

- Bota Sot

Skuadra e Bledi Shkëmbit triumfon sërish në Korçë

Struga  Trim Lum e Bledi Shkëmbit, mposhti ditën e sotme Skënderbeun me rezultatin 1:2, në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës.

Miqtë nga Struga kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të, me anë të sulmuesit Radeski, ndërkohë që bardhekuqtë e Ernest Gjokës, u kundërpërgjigjën në të 18-tën, me anë të egjiptianit Nasr, që gjeti baraspeshën.

Pjesa e parë e kësaj miqësoreje u mbyll me shifrat 1 me 1, ndërkohë që në fragmentin e dytë, ishte sërish skuadra e Bledi Shkëmbit, ajo që arriti të shënonte me anë të futbollistit, Stefan Jetvtoski, që përshëndeti rrjetën e portierit Dervishaj në minutën e 73-të. Minutat e mbetura të sfidës nuk prodhuan më gola.

Kujtojmë që ky është testi i dytë miqësor që këto dy ekipe zhvillojnë gjatë këtij sezoni, teksa në duelin e parë, të zhvilluar po në Korçë, ishte sërish ekipi i Strugës, që triumfoi, asokohe me shifrat 0-4



Lexoni të gjitha në Bota Sot