Norvegjia ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 5:0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Tre gola bien në pjesën e parë.
Gola i realizuan Khalaili (18 - autogol), Haaland (27) e Nachmias (28 - autogol).
Në pjesën e dytë Haaland shënoi edhe dy gola (63’ e 72’) duke kompletuar het-trik-un.
Kjo është fitorja e gjashtë rresht e norvegjezëve.
Në minutën e 4-të, Erling Haaland gabon nga penalltia. Sulmuesi norvegjez godet me të majtën, por ndalet nga portieri izraelit.
Ndërhyn gjyqtari kryesor dhe penalltia duhej të ripërsëritej, pasi portieri kundërshtar doli nga vija.
Në mënyrë të habitshme, Haaland humb penalltinë për herë të dytë brenda një minute.
Këtë herë, Haaland gjuan në krahun tjetër nga hera e parë, por portieri Peretz e pret penalltinë për herë të dytë.
Norvegjia kryeson me 18 pikë e Izraeli është në vend të tretë me 9 sosh.