Sfida këtë mbrëmje në Leskovac me masa ekstreme sigurie mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk është veç për trofe apo pikë, por është për kontekst, identitet dhe simbolikën kombëtare. Loja është me rëndësi për kualifikueset për në Kupën e Botës 2026.
Sfida luhet në orën 20:45, në stadiumin e Leskovcit, shumë pranë kufirit me Kosovën.
Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë në grupin K, ndërsa Serbia e treta me 7 pikë, por rivalët ballkanas kanë një ndeshje më pak se kuqezinjtë.
Ndeshja pritet që të luhet në kushte të rrepta sigurie, teksa nuk ka pasur bileta në treg, nga frika e huliganëve serb që në ndeshjet e fundit kanë shkaktuar shumë probleme.
Ndërsa vlen të theksohet se në këtë ndeshje do të mungojnë tifozët shqiptar.