Tifozi serb nuk ka “ç’ti bëjë gomarit, i bie samarit”! Ofendon me gjeste kombëtaren

- Bota Sot

Tifozi serb nuk ka “ç’ti bëjë gomarit, i bie samarit”! Ofendon me gjeste kombëtaren

Një incident i turpshëm është shënuar gjatë ndeshjes së fundit ku Serbia zhvilloi përballjen e saj, teksa një tifoz serb është filmuar duke bërë gjeste fyese ndaj Shqipërisë.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale, tifozi shihet duke imituar dhe ofenduar simbolet kombëtare shqiptare, në një akt që ka shkaktuar reagime të ashpra nga publiku.

Siç duket, tifozi serb “nuk ka ç’t’i bëjë gomarit, i bie samarit” — në mungesë të përballjes me fakte e rezultate sportive, përpiqet të shfryjë mllefin me gjeste fyese ndaj një kombi të tërë.

Kujtojmë, se Shqipëria është në epërsi ndaj Serbisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot