Gazetari i njohur Marin Mema ka reaguar pas ndeshjes së Shqipërisë në Leskovc, duke kujtuar historinë e dhimbshme të shqiptarëve të dëbuar nga ato zona në vitet 1877-1878
Në një postim në rrjetet sociale, Mema tha se ka vizituar disa herë Leskovcin për të realizuar dokumentarë mbi dëbimet e shqiptarëve, duke theksuar se autoritetet serbe e kanë ndaluar hyrjen e tij në vend për shkak të këtyre punimeve.
“Rikthehemi sërish në këto zona… me fitore! Sepse kjo është e vërteta! Bravo djema! Shqiponjat fluturojnë gjithmonë lart! Krenari!”, shkroi ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Pak rradhë…
Në Leskovc kam qenë disa herë… jo për ndeshje, por për të treguar ato zona nga ku shqiptarët u detyruan të largohen me dhunë në 1877-1878… Kemi gjurmuar në ato anë e zona të tëra… ku sot kanë mbetur vetëm toponime e mikrotoponime, dokumenta e dëshmi të vjetra… Janë zona që jetoheshin plotësisht nga shqiptarët! Autoritetet na ndoqën, ndaluan, shoqëruan, kërcënuan… Për shkak të këtyre dokumentarëve prej kohësh në Serbi e kam të pamundur të shkoj, por po dërgoj një përshëndetje nga Tirana me fotografitë më poshtë! Rikthemi sërish në këto zona… me fitore! Sepse kjo është e vërteta!
Bravo djema! Shqiponjat fluturojnë gjithmonë lart! Krenari! ❤️🇦🇱