Serbia kapitullon në Leskovc, mposhtet me rezultat 0:1 nga Shqipëria, në ndeshjen e Grupit K të kualifikueseve të Kupës së Botës në futboll.
Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq - Piksi, ndau përshtypjet e tij të para pas ndeshjes.
"Rezultati është vërtet i keq, personalisht nuk e prisja që mund ta humbisnim ndeshjen.
Pjesa e parë ishte e drejtë nga ana jonë.
Arritëm të krijonim disa raste të mira, nuk arritëm të shënonim gol, ndëshkimi erdhi pak para pushimit.
U përpoqëm me gjithçka për të shënuar një gol, por Shqipëria ishte mjaft mirë e organizuar në mbrojtje.
Gjithçka që u përpoqëm por nuk dha fryte. Ky është faji im, përgjegjësia ime, mos i kritikoni lojtarët, unë jam fajtori dhe nuk ka dyshim për këtë", tha Piksi.