Shqipëria mund Serbinë në shtëpi, Ballist Morina ndoqi ndeshjen në Prizren me veshje të UÇK

- Bota Sot

Shqipëria mund Serbinë në shtëpi, Ballist Morina ndoqi ndeshjen në Prizren me veshje të UÇK

Ballist Morina, heroi i Shqipërisë më 14 tetor 2014, i cili hodhi dronin me mbishkrimin “Autochthonous” në Beograd, këtë radhë, ndeshjen Serbi-Shqipëri e ndoqi në Prizren.

Me kapelen e UÇK dhe bluzën “Autochthonous”, Morina festoi fitoren e kombëtares në Leskovac.

Kjo fitore e konsolidon Shqipërinë në vendin e dytë me 11 pikë, në grupin C.

Serbia mbetet në vendin e tretë me 7 pikë, por ka një ndeshje më pak.

Ndeshjet e radhës për kuqezinjtë do të jenë ndaj Andorës në transferë dhe Anglisë në “Air Albania”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot