Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, ka uruar fitoren e madhe të Shqipërisë, me rezultat 1:0 në Leskovc.
Fitore që u sigurua në minutën e 45+1 me golin e futbollistit Rei Manaj.
“Një fitore me shumë vlerë kombëtare!
Shqipëria tregoi zemër, forcë dhe unitet kundër Serbisë.
Krenar për kuqezinjtë tanë që luftuan me shpirt për flamurin!
Vetëm suksese për Kombëtaren tonë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook..