Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, foli pas fitores 1-0 ndaj Serbisë.
Braziliani i stolit të kuqezinjve deklaroi: “
Futbolli është për t’u vlerësuar, sot është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme. Kemi mundur një kundërshtar shumë të fortë, të vështirë, jemi në lojë, nuk është vendosur asgjë, është një hap i rëndësishëm.
Ishte Manaj, është jeta jonë, sot shkohet andej, një penallti, gabohet… Ky është një lojtar që ne kemi besim shumë. Ndaj kur shkon e punon 24 orë, e di që mund t’u japësh besim, është jeta e trajnerit.
Mbeten dy ndeshje, kemi humbur vetëm një. Por pastaj nëse ndodh diçka e fiton 1-0, jo nuk është mirë, jo ashtu… Tre pikë janë të mira, janë shumë të mira.
Unë u bëj komplimente të gjithëve. Një lojtar nuk është se shkon në fushë për tre gola. Futbolli nuk është i lehtë. Broja bëri një ndeshje të vështirë, ai kishte Pavloviç një ndër më të fortët, ishte 60 minuta një kundër një me të duke e përballuar, e kaloi, krosoi.
Uzuni, i jashtëzakonshëm, se kjo është një skuadër ku fillimisht është njeriu. Ai mund të përfitojë nga hapësira. Jam krenar për të gjithë, edhe Uzuni e Broja ndonëse nuk kanë shënuar, kanë bërë shumë për ekipin.
Mesazhi për shqiptarët është që jam krenar, është fitore e gjithë kombit, është një fitore e lojtarëve që ia kushtojmë vendit e ta gëzojnë 100%.
Sa i përket të ardhmes, mungojnë dy ndeshje, unë jam trajner dhe kam eksperiencë. Dhe i them që ka ende shumë për të bërë, gjithçka e hapur. Kemi bërë një hap të rëndësishëm, për të qenë në garë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të jemi në garë që të luajmë për play-off”.