Shqiptari e mban fjalën, zhvishet

- Bota Sot

Shqiptari e mban fjalën, zhvishet

Shqipëria korri fitore historike ndaj Serbisë.

Mjaftoi goli i Rei Manajt në Leskovc, për të përfituar 3 pikë të arta në garën për vendin e dytë.

Shqiptari e mban fjalën, zhvishet në pjesën e epërme të trupit.

Lorenc Jemini kishte premtuar që në rast se Shqipëria do të fitonte me rezultat minimal, do të hiqte bluzën. 

Dhe pikërisht këtë ka bërë në emisionin “Paso”.

Jemini nuk u përmbajt në festë, ndërsa kuqezinjtë regjistruan rezultatin historik. Jemini kishte premtuar ndërkohë se me rezultat më të thellë, do të shfrenohej më shumë.

Pavarësisht kësaj, tifozllëku i Jeminit nuk mungoi edhe në rastin e Nedim Bajramit.

Bajrami humbi mundësinë për ta dërguar Shqipërinë në avantazhin e dyfishtë, kur ishte fryma e fundit e ndeshjes.

Për fat të mirë për Jeminin, pasi shmangu “tragjedinë” për ish-gjyqtarin e FIFA-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot