Fitorja madhështore në Serbi, Silvinjo e mbyll me puthje...

- Bota Sot

Fitorja madhështore në Serbi, Silvinjo e mbyll me puthje...

Trajneri i Kombëtarës, Silvinjo, u shfaq tepër i lumtur, në konferencën për shtyp, pas triumfin 0-1 që Shqipëria arriti ndaj Serbisë në transfertë.

Në këtë konferencë nuk munguan batutat dhe ngacmimet, teksa braziliani, zgjodhi t’i bënte një mbyllje speciale, duke i dërguar një puthje në distancë, gazetares sportive,

Sabina Mete që ndodhej në sallë, e cila priste momentin për të bërë pyetjen, por për shkak të kohës së limituar, pyetja e Sabinës u “dogj”, kësisoj Silvinjo vendosi ta ngushëllonte me një… puthje.

Vlen të theksohet fakti se trajneri i Kombëtares dhe gazetarja sportive Sabina Mete, kanë një raport miqësor tepër special si dhe profesional me njëri-tjetrën, ku nuk mungojnë batuat në distancë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot