Skena të jashtëzakonshme me Silvinjon si hero te Kombëtarja, nuk e lënë të mbarojë fjalën në dhomën e zhveshjes

- Bota Sot

Skena të jashtëzakonshme me Silvinjon si hero te Kombëtarja, nuk e lënë të mbarojë fjalën në dhomën e zhveshjes

Mbrëmja e djeshme ishte historike në dhomat e zhveshjes. Kombëtarja e Shqipërisë fitoi 0 me 1 përballë Serbisë në Leskovac, për 3 pikë të arta në garën për vendin e dytë.

Festa ishte e madhe pas ndeshjes. Silvinjo pati një fjalim të shkurtër, pasi lojtarët nuk e lanë nga gëzimi duke festuar.

“Do iu lë rehat. Urime, përmbahuni. Ky është momenti im. E pabesueshme. E dashuroj që kam qenë në sytë tuaj. Një hap i madh, por keni nevojë edhe për më shumë”, u shpreh Silvinjo.

Goli i Manajt në fundin e pjesës së parë solli një fitore të madhe. Festa u zhvendos në të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe jo vetëm.

Festa në dhomat e zhveshjes: (VIDEO)



Lexoni të gjitha në Bota Sot