Roma synon holandezin për merkaton e janarit

- Bota Sot

Roma synon holandezin për merkaton e janarit

Roma po planifikon përforcime për merkaton e janarit dhe një nga objektivat kryesorë është sulmuesi holandez i Mançester Junajtid, Xhoshua Zirkze.

Trajneri Xhan Piero Gasperini ka ndjekur prej kohësh performancat e tij dhe tashmë skuadra po shqyrton mundësinë e një huazimi për të forcuar repartin ofensiv.

Zirkze, i transferuar nga Bolonja te Junajtid për 40 milionë euro, ka pasur pak hapësirë loje në Premier Ligë dhe kërkon më shumë minuta për të siguruar një vend në Kombëtaren e Holandës për Botërorin 2026.

Roma mund të përballojë një pjesë të pagës së tij, rreth 1.8 milionë euro në sezon, duke e bërë huazimin të mundshëm. Megjithatë, Roma nuk është e vetmja në garë.

Klubet angleze si Uest Hem dhe Everton po monitorojnë gjithashtu situatën, por rikthimi në Itali mund të jetë një mundësi ideale për Zirkze për të rilindur karrierën e tij dhe për të marrë ritmin e duhur në futbollin e lartë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot