Shqiptarët i lanë pa selektor, reagon Federata serbe

- Bota Sot

Shqiptarët i lanë pa selektor, reagon Federata serbe

Pas humbjes së mbrëmshme (0:1) nga Shqipëria në Leskovc, selektori Dragan Stojkoviq – Piksi ofroi dorëheqjen e tij.

Stojkoviq njoftoi në një konferencë për shtyp se nuk do të shkonte në Andorra, dhe një ditë pas ndeshjes, edhe Federata e Futbollit e Serbisë reagon me këtë rast.

“Pas humbjes së ekipit tonë kombëtar nga përzgjedhja e Shqipërisë në Leskovc, selektori Dragan Stojkoviq ofroi dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe nuk do të udhëtojë me ekipin në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës.

Kombëtarja Serbe A do të drejtohet nga trajneri ynë i ri i ekipit kombëtar Zoran Mirkoviq, i cili iu bashkua ekipit kombëtar në Nish të dielën në mëngjes, së bashku me anëtarët e stafit të trajnerëve Strahinja Panduroviq, Llazar Tomiq, Aleksandar Kirovski, Dejan Odaviq dhe Bogdan Miliçeviq”, thuhet mes të tjera në reagimin e federatës serbe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot