Kristjan Asllani ndalet te shoku i skuadrës

- Bota Sot

Kristjan Asllani ndalet te shoku i skuadrës

Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Serbisë.

Në Leskovac vendosi goli i Rei Manajt, ndërsa ishte fryma e fundit e pjesës së parë.

Kristjan Asllani foli pas ndeshjes. Mesfushori i Kombëtares përmendi Juljan Shehun ndër të tjerë. Ky i fundit është risi e Silvinjos për Botërorin 2026.

“E dinim që sot na duheshin 3 pikë. Me 1 pikë këtu nuk na hynte në punë asgjë. Erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen, kemi folur ato ditë në Tiranë që bëmë stërvitje.

Kemi folur dje. Kemi parë video. E kemi studiuar Serbinë besoj shumë mirë. Më në fund e fituam ndeshjen.

Jam shumë i lumtur për familjen time, për të gjithë shqiptarët që na kanë parë sot. Besoj janë të gjithë në festë tani.

Në këto ndeshje duhet shumë qetësi. E dinim se sa e vështirë është të marrësh 3 pikë këtu. Dua t’i bëj komplimente Julit se besoj është ndeshja e 5 apo 6 me Kombëtaren, por lojtar shumë i fortë.

Me vërtetë ka shumë kualitet. Jemi shumë të lumtur si skuadër që e kemi. Kemi edhe Ramadanin që lojtar shumë i fortë. Tani jemi bërë me vërtetë një grup.

Sot besoj e kemi parë në fushë, ishte e vështirë ta mbaje rezultatin. Një falënderim të gjithë çunave që ishin edhe në stol sot. Ishin me ne gjithë ndeshjen.

Na ndihmuan edhe ata, jam shumë i lumtur”, u shpreh Asllani 



Lexoni të gjitha në Bota Sot