Super Messi vjen me dy supergola

- Bota Sot

Super Messi vjen me dy supergola

Leo Messi po vazhdon formën e jashtëzakonshme me Inter Miamin.

Sulmuesi argjentinas mbrëm ka shënuar edhe dy gola të tjerë, në fitoren 4-0 ndaj Atlanta United.

38-vjeçari krahas golave bëri edhe një asitim, te goli i Jordi Albas.

Messi është golashenuesi më i mirë aktualisht në ligën amerikane, me 26 gola të shënuara, derisa ka bërë edhe 19 asistime.

Ai fitoi edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot