Elseid Hysaj: Kisha 11 vite që e prisja këtë fitore

- Bota Sot

Elseid Hysaj: Kisha 11 vite që e prisja këtë fitore

Ishte njëri prej më të mirëve në fushën e lojës ndërsa pas takimit pranoi se frymëzimi për të dhënë gjithçka nuk i kishte munguar. “Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe.

Kisha plot 11 vite që prisja një fitore përballë Serbisë dhe më në fund ia arrita”, tha Hysaj, i cili ka qenë i vetmi lojtar në fushë, i cili ka përjetuar incidentet që ndodhën vite më parë në Beograd.

I pyetur për takimet e radhës mbrojtësi i Lazio-s arsyetoi se gjithçka që ishte arritur tani nuk mjaftonte.

“Ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë do të jenë decizive edhe pse ka ende kohë për të menduar për ato.

Fakti që do të luajmë me Andorrën nuk do të thotë asgjë, ne duhet të përgatitemi shumë mirë pasi sot nuk ka ndeshje të lehta. Këtë e tregon edhe fundi i ndeshjes mes Letonisë dhe Andorrës”, tha Hysaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot