Gëzimet për kombëtaren shqiptare nuk kanë fund.
Pasi arritën të mposhtnin serbët në Leskovc, njëri prej tyre ka marrë një lajm të mrekullueshëm. Ernest Muçi është bërë baba.
Lajmin e ka bërë të ditur partnerja e tij Klea Verri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Më datë 10 tetor, para dy ditësh, Muçi është bërë baba për herë të parë pasi erdhi në jetë vajza e tij Mei.
24-vjeçari kuqezi shihet teksa mban në krah vajzën e tij të sapolindur.
Kujtojmë se Muçi nuk ishte i grumbulluar nga Sylvinho për ndeshjet e tetorit edhe për shkak të gjendjes së tij optimale që nuk është 100%.