Bogdanoviq godet rëndë Dragan Stojkoviqin pas disfatës nga shqiptarët: Të largohesh i pari...

- Bota Sot

Bogdanoviq godet rëndë Dragan Stojkoviqin pas disfatës nga shqiptarët: Të largohesh i pari...

Në Serbi janë të tronditur nga disfata që pësuan nga Shqipëria në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Akuza, përplasje e dorëheqje.

Rade Bogdanoviq godet rëndë Dragan Stojkoviqin - Piksini!

Ai u tërbua nga lëvizja e selektorit serb pas humbjes nga Shqipëria!

Me humbjen e djeshme nga Shqipëria (0:1), Serbia i uli gjasat për vendin e dytë.

Pas ndeshjes, Stojkoviq dha dorëheqje.

Kjo e shqetësoi Rade Bogdanoviqin, i cili tha në "TV Prva": “Turp.

Është turp.

Është turp, nuk është një vendim i çuditshëm, është turp.

Të largohesh i pari ku edhe matematikisht ka ende gjasa, nëse ke qenë me këtë grup për një kohë kaq të gjatë.

Shko kundër Andorrës, përfundo dy ndeshje të tjera dhe largohu si zotëri. Është turp, një tradhti, një lloj arrogance.

Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjekur dhe analizuar dhe kam thënë se selektori nuk mund të thotë se na ka çuar në Kampionatin Evropian dhe Botëror".



Lexoni të gjitha në Bota Sot