Për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë, Prokuroria e Shtetit ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Prokurorët janë vendosur në të gjitha prokuroritë themelore dhe, aty ku nuk ka objekt, në stacionet policore, duke bashkëpunuar me hetuesit për procedimin e çdo parregullsie. Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, po mbikëqyr zbatimin e detyrave të gjithë prokurorëve dhe koordinatorëve rajonal.