Bileta e fundit që të çon në Botëror, si funksionon play-offi?

- Bota Sot

Bileta e fundit që të çon në Botëror, si funksionon play-offi?

Shqipëria ia doli të fitonte mbrëmë në Serbi me rezultatin 0-1, duke shkruar padyshim historinë.

Tani, Shqipërisë i mjafton fitorja ndaj Andorrës dhe Serbia të mos fitojë në transfertë ndaj Anglisë, për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në play-off.

Po si do funksionojë play-offi? Europa do të dërgojë në Botërorin e verës së ardhshme 16 ekipe. 12 ekipe, të parat e çdo grupi kualifikues, sigurojnë biletën direkt për në Botëror.

12 ekipet e rennditura të dytat në secilin grup, shto këtu edhe 4 ekipet më të mira në secilën nga Ligat e Nations League, pra 16 ekipe, në total do të ndahen në 4 vazo dhe vetëm 4 ekipet fituese në fund do kenë të drejtën të shkojnë në Botëror.

Ndarja në vazo do të bazohet në renditjen e fundit të FIFA-s, që do të publikohet në muajin nëntor. Aktualisht, Shqipëria renditet në vazon e tretë.

Ekipet e vazos së parë do të përballen me ato të vazos së katërt dhe ekipet e vazos së dytë me ato të vazos së tretë me nga një takim. Pra do të kemi në total, 8 çifte gjysmëfinaliste për të katër vazot dhe 4 çifte finaliste. Fituesit shkojnë në Botëror. Gjysmëfinalet dhe finalet e play-off do të zhvillohen më 31 mars.



Lexoni të gjitha në Bota Sot