Hysaj shkruan historinë ndaj Serbisë, fitore dhe rekord

- Bota Sot

Hysaj shkruan historinë ndaj Serbisë, fitore dhe rekord

Fitorja e mbrëmshme ndaj Serbisë do mbahet mend mend gjatë nga të gjithë, e sidomos nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran ka barazuar rekordin e mbajtur nga Lorik Cana me 93 ndeshje me fanellën e Shqipërisë.

Tashmë Hysaj do ketë mundësinë që ta thellojë akoma edhe më shumë këtë rekord, duke parë që në ndeshjet e fundit me Kombëtaren ka qenë fantastik.

Kujtojmë që Hysaj debutoi me Shqipërinë në vitin 2013, në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, në atë kohë trajner i kuqezinjve ishte Gianni De Biazi.

Që nga ai moment, Hysaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për kombëtaren, ku shumë herë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot