Mësohet nga mediat lokale se ndër të ftuarit e Sarkozy-t ishin, natyrisht, avokatët e tij, ministrja franceze në largim e Kulturës dhe bashkëpunëtorja e tij prej vitesh, Rachida Dati, kryetari i bashkisë së La Baule, Franck Louvrier (nga partia e Republikanëve), si dhe Emmanuelle Mignon, shefe e stafit në Elize.
Gjatë festës, Sarkozy e shfrytëzoi rastin për të shpallur sërish pafajësinë e tij, duke e krahasuar veten me dy nga figurat më të njohura të padrejtësisë në histori: çështjen Dreyfus, një nga gabimet më të mëdha gjyqësore që tronditi Francën në fund të shekullit XIX dhe Edmond Dantes, protagonisti i romanit “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas, i dënuar padrejtësisht.
“Nuk dua simpatinë tuaj, por indinjatën tuaj.
Jam prekur nga ky rast, por ky është vetëm fillimi i historisë. Ajo që më ndodhi mua mund t’i ndodhë kujtdo”, tha ai.