Momente epike pas vërshëllimës përfundimtare

- Bota Sot

Momente epike pas vërshëllimës përfundimtare

Trajneri Silvinjo ishte arkitekt i fitores së Kombëtares mbrëmë ndaj Serbisë.

Triumfi historik erdhi pas golit të Rei Manajt në fundin e pjesës së parë.

Braziliani qëndroi i ftohtë deri në vërshëllimën përfundimtare, ndërsa po kërkonte përmbajtje nga lojtarët në fushë. Më pas lojtarët e stolit u bashkuan me ata në fushë për të festuar së bashku.

Qazim Laçi u pa, teksa po festonte afër Silvinjos. Ky i fundit për një moment u shfaq në siklet, pasi Laçi e kishte shtrënguar.

Moment epik për Kombëtaren në Leskovac. Objektiv mbetet sigurimi i vendit të dytë, për të tentuar më pas Botërorin 2026 përmes “play-off”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot