Futbollistja nga Kosova befason me gol në Angli! Mediumi suedez: Feston me shqiponjën dykrenare

- Bota Sot

Futbollistja nga Kosova befason me gol në Angli! Mediumi suedez: Feston me shqiponjën dykrenare

Heroinë në derbi – gjest special për golin, shkruan media suedeze “Aftonbladet”. 

London City Lionesses e mposhti me rezultat 1:0 West Ham-in, në ndeshjen e elitës së futbollit anglez.
Asllani shënoi në minutën e 67-të.

Futbollistja nga Kosova u zëvendësua në minutën e 80-ta.

Pas javës së gjashtë London City Lionesses renditet në vend të gjashtë me 9 pikë të mbledhura.

“Kosova Asllani, 36 vjeç, uli West Ham-in.

Pastaj festoi në një mënyrë të veçantë. 

Ajo kryqëzoi krahët dhe bëri simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

Asllani shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër rivalëve të qytetit West Ham.

Ndodhi në minutën e 67-të, pas një gabimi të madh nga portieri i West Ham, Kinga Szemik.

Ajo e humbi topin në zonën e saj, Asllani arriti ta rrëmbente dhe ta çonte në portën e boshatisur:, shkruan më tej.

“Mendova se ajo (portierja) më pa, por kur e kuptova se nuk më pa, mendova vetëm:

Tani do të vrapoj sa më shpejt që të mundem dhe do të përpiqem ta marr topin.

Ishte ndoshta një nga golat më të çuditshëm që kam shënuar ndonjëherë”, thotë Asllani.

Ylli i ekipit kombëtar suedez, prindërit e së cilës janë shqiptarë të Kosovës, më pas e shpjegoi gjestin e saj të golit: “Ishte një homazh për Kosovën. Jam e befasuar që përmendët edhe mundësinë që mund të jetë e ngarkuar politikisht”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot