Agim Ademi: Duken të motivuar për nesër Muriqi, Vojvoda dhe Rashica…

- Bota Sot

Agim Ademi: Duken të motivuar për nesër Muriqi, Vojvoda dhe Rashica…

Kombëtarja e Kosovës sot është nisur drejt qytetit të Gotenburgut për përballjen e nesërme ndaj Suedisë.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shihen tre lojtarë të Kosovës: Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda.

Ademi tregon se kjo treshe është e gatshme për ndeshjen e nesërme.

“Para nisjes drejt Suedisë, treshja e futbollistëve Muriqi, Vojvoda dhe Rashica duken të motivuar dhe plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes që i pret. Na prift e mbara”, ka shkruar Ademi.

Kujtojmë që pas barazimit ndaj Sllovenisë 0:0, Kosova nesër luan ndaj Suedisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës./I



Lexoni të gjitha në Bota Sot